3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gazetari i burgosur i Al-Jazeera heq dorë nga shtetësia egjiptiane

Më të lexuarat

Njëri nga dy gazetarët e Al-Jazeera, të cilët po mbahen të burgosur në Egjipt, ka hequr dorë nga shtetësia e tij egjiptiane në kuadër të përpjekjeve për tu liruar.

Vëllai i Muhammad Fahmy ka njoftuar dje se autoritetet egjiptiane i kanë thënë gazetarit i cili gjithashtu ka edhe shtetësi kanadeze, që të zgjedh në mes “humbjes së nacionalitetit dhe moslirimit”.

Al-Jazeera ka njoftuar se Fahmy mund të lirohet brenda disa orësh.

Më 2 shkurt, Kanadaja tha se lirimi i tij është “i pashmangshëm”.

Ende mbetet i paqartë statusi i gazetarit tjetër egjiptian që po mbahet në burg.

Gazetari australian Peter Greste është liruar nga burgu të dielën, pas 400 ditësh të qëndrimit në burg.

Të tre gazetarët e Al-Jazeera janë arrestuar në dhjetor të vitit 2013 dhe në qershor të vitit të kaluar, janë dënuar nën akuzat për terrorizëm dhe përhapjen e informatave të rreme.

Ndonëse janë dënuar me nga shtatë përkatësisht dhjetë vjet burgim, të tre gazetarët i kanë hedhur poshtë akuzat ndaj tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit