0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Gazetarët në Gaza protestuan kundër Facebook-ut

Më të lexuarat

Në fjalimin e mbajtur gjatë protestës, Selame Maruf, drejtori i Zyrës Qeveritare për Media në Gaza, tha se shënjestrimi i Facebook-ut, i cili është fushë e re e përleshjes, është sulm sistematik dhe i qëllimshëm.
Në Gaza u protestua kundër vendimit të rrjetit social Facebook për mbyllje të afro 300 llogarive dhe faqeve palestineze transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazetarët palestinezë të cilët morën pjesë në protestën e organizuar nga Komiteti për Mbështetje të Gazetarëve, pranë qendrës së OKB-së në Gaza, mbanin pankarta me shkrime “Facebook-u bashkëpunëtor në mbulimin e të vërtetave” , “Sulm ndaj Palestinës, Mbështetje për Izraelin”.

Në fjalimin e mbajtur gjatë protestës, Selame Maruf, drejtori i Zyrës Qeveritare për Media në Gaza, tha se shënjestrimi i Facebook-ut, i cili është fushë e re e përleshjes, është sulm sistematik dhe i qëllimshëm.

Duke theksuar që Facebook, nën arsyetime ordinere, në vitin 2017 ka mbyllur 200 ndërkaq në vitin 2018 100 llogari, ai shtoi që Facebook-u është një prej platformave, që më së shumti shkelë lirinë e shprehjes.

Ai më tej bëri thirrje që të veprohet sa më parë që të ndalohen këto shkelje dhe pohoi se 20 për qind të faqeve Izraelite në Facebook, përmbajnë inkurajime për vrasje të popullit palestinez dhe se këto publikime provokuese duhet monitoruar.

Edhe Tevfik es-Sejjid Selimi, kreu i Njësisë Informative Palestineze, tha se dënon aplikimet e Facebook-ut ndaj palestinezëve dhe shtoi që politika e Facebook-ut qartazi tregon që janë mbështetës të Izraelit.

Ndryshe, Facebook, i cili në vitin 2016 ka nënshkruar marrëveshjen e quajtur “Kontroll i llogarive të palestinezëve” me Ministrinë e Drejtësisë së Izraelit, që nga viti 2017 ka mbyllur afro 300 faqe dhe llogari palestineze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit