Kam shumë respekt për gazetarët e aftë, sidomos kur e bëjnë punën e tyre me respekt dhe dinjitet!
Kam shumë mëshirë për modele si ai i atij shqiptarit të Shqipërisë, që bën rolin e dallkaukut manjak, teksa shpif dhe fut hundët në punët e motrave të mbuluara në plazh; se u dashka me i dhanë llogari soj-sorollopit të tij!?
Kam edhe më shumë mëshirë për modele meskine si ai i atij shqiptarit të Kosovës, që bën rolin e mjeranit të ulët dhe perversit provincial, teksa tallet me tre zonja në punë të tyre; se na u trazu rehatia e tij për ferexhetë e tyre!?
Këta duhen paditur për nxitje të urrejtjes ndërfetare dhe racizëm! Këta nuk vijnë asnjë grosh!
Imam Muhamed B. Sytari
Myfti i Zonës Shkodër
22 korrik 2017