0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gazeta franceze: Mursi personaliteti më i fuqishëm i vitit

Më të lexuarat

Gazeta franceze “Le Mozce News” ka zgjedhur presidentin e zgjedhur egjiptian Muhamed Mursi si personalitetin më të fuqishëm të vitit.

Fuqinë e presidentin egjiptian, gazeta ia atribuon disa shkaqeve:

1 – Qëndrueshmëria e paepur ndaj protestave të dhunshme që shpërthyen në Egjipt, të iniciuara nga aparati i sigurimit të regjimit diktatorial të Mubarakut. Qëndrueshmëria e paepur dhe mbresëlënëse e Mursi, përballë shtetit të thellë, i la pa fjalë kundërshtarët e tij.

2 – Me gjithë kushtet e rënda, qeveria e Hisham Kandi, ndërmori disa projekte afatgjata dhe madhështore, si ai i zgjerimit të kanalit të Suezit, i cili do i sillte vendit 100 miliardë të ardhura në vit, në vend të 3 miliardëve aktualë.

3 – Projekti për zhvillimin e bujqësisë, sipas të cilit brenda tre viteve, Egjipti do të siguronte prodhimin e bukës në vend, pa pasur nevojë për import të drithërave.

4 – Projekti për prodhimin e avionëve luftarakë, në bashkëpunim me Brazilin dhe Turqinë.

5 – Projekti i aeroplanit ambulancë, për transportimin e të aksidentuarve nga aksidentet rrugore.

Sipas gazetës, të gjitha këto projekte dhe hapa zhvillimi, bëheshin në kushte tepër të vështira dhe tensione të mëdha. Të njëjtat sfida po përjeton dhe qeveria e Sisit, por në kundërshtim me të parën, ajo duket krejt e hutuar dhe e pa orientuar.
Ajo që e bën Mursin personalitetin më të fuqishëm të vitit, është vendosmëria e tij legjendare për të mos hequr dorë nga legjitimiteti i tij. Edhe pse iu ofrua mundësia e largimit nga Egjipti, ai refuzoi të heqë dorë nga ëndrra e revolucionit të 25 Janarit dhe ëndrra e atyre që i besuan votat.

Në fund, gazeta thotë se të gjithë punonjësit dhe bashkëpunëtorët e saj, e respektojnë në masë të madhe këtë person me vlerë të rëndësishme, i cili e do vendin e vet. Bazuar në këtë ai u zgjodh dhe personaliteti më i fuqishëm i vitit. /aonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit