Grupet palestineze në Gaza njoftuan se ditën e premte do të nisin një aktivitet të quajtur “marshimi milionësh për Kudsin”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Komiteti Ndjekës, në të cilin janë përfshrië edhe Hamasi, Fetahu dhe lideri i Lëvizjes Xhihadiste Islamike Halid el-Batash, thuhet se ditën e premte do të organizohet një marshim, i cili do të nis nga rruga Salahaddin në jug të Gazës dhe do të vazhdojë deri në Bejt Hanun, në veri.
Batash tha se vendimi i Trumpit është përgatitje për pushtimin e zonave të reja të Bregut Perëndimor.