GAZA (AA) – Në ndërhyrjet e djeshme të ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore në kufirin lindor të Rripit të Gazës, 34 punonjës shëndetësorë kanë qenë të lënduar nga gazi lotsjellës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra në një deklaratë me shkrim tha se ushtria e Izraelit është përqendruar në marrjen si obejtiv të ekipeve shëndetësore të cilat ofrojnë ndihmë të parë për palestinezët e plagosur në protestat në kufi të Gazës.
Duke bërë të ditur se në sulmin e Izraelit, 34 punonjës shëndetësorë kanë qenë të lënduar nga gazi lotsjellës dhe se 4 autoambulanca kanë pësuar dëme, Kudra bën thirrje për ofrimin e mbrojtjes ndërkombëtare për ekipet e ndihmës së parë dhe pikat shëndetësore në kufirin e Gazës.
Në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore në Rripin e Gazës një palestinez ka rënë dëshmor, kurse 973 protestues janë plagosur.
Marshimi i Kthimit të Madh
Palestinezët, që nga dita e premte më 30 mars në kuadër të përvjetorit të 42-të të Ditës së Tokës filluan demonstratat e tyre paqësore nën emrin “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës që gjendet nën bllokadën e Izraelit.
Ushtarët izraelitë po hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.
Në protesta deri më tani kanë rënë dëshmorë 53 palestinezë ndërsa 8.000 të tjerë janë plagosur.