4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

GATISHMËRIA PËR SAKRIFICË

Më të lexuarat

Para disa vitesh më parë, në një fshat të vogël të Holandës, në një nga netët e ftohta, tipike të këtij rajoni, stuhia, erërat e forts, rrufetë dhe shiu i madh, ia përmbysën peshkarexhën njërit prej peshkatarëve, mu në mes të detit. Para se t’i përmbysej peshkarexheja, peshkatari kishte arritur të dërgojë sinjalin e alarmit, të cilin e kishin parë fshatarët dhe ishin mbledhur në bregdet duke shrqyrtuar mënyrën për t’i ardhur në ndihmë.

Një peshakarexhë u nis menjëherë, ndërkohë që fshatarët e tjerë prisnin me padurim në breg, me elektrikë në duar të drejtuar nga deti dhe gjithë ankth. Peshkarexha çau detin gjithë dallgë dhe pas një ore u dallua në mes mjegullës duke iu afruar bregdetit. Fshatarët brohoritën nga gëzimi dhe përshëndetën aktin heroik të atyre vullnetarëve që shpëtuan jetën e kolegëve të tyre. Pasi zbritën të gjithë nga kuverta, komandanti i peshkarexhës, i rraskapitur dhe në gjendje të vështirë u tha se tek peshkarexha e mbytur ka mbetur edhe një person, të cilin nuk mundën ta marrin.
Duhet që dikush të dalë vullnetar dhe të shkojë ta marrë dhe atë person.

Një djalosh 16 vjeçar, çau rreshtat e burrave të fshatit dhe doli para tyre, i gatshëm për të vajtur në ndihmë të atij njeriu i cili kishte mbetur në mes detit.

Me ta parë e ëma, e rroku për krahu dhe filloi t’i lutej: “Të lutem bir, mos shko!” Yt at ka lënë jetën në det para 10 vitesh dhe u mbyt bashkë me anijen. Disa javë më parë kemi humbur në det edhe vëllain tënd të madh. Vetëm t’i ke mbetur burrë në familje.”

Por djaloshi iu përgjigj: “Duhet të shkoj patjetër nënë! Çfarë do të ndodhte nëse të gjithë do të thoshin le të shkojnë të tjerët?! Ky është një mision të cilin duhet ta kryej me nder. Kur dikush kërkon ndihmë, secili prej nesh duhet të brofë dhe t kryejë detyrën që e pret.”

E ëma e puthi në ballë dhe menjëherë djaloshi u ngjit në peshkarexhë, bashkë me ekipin ndihmës së shpejtë. Peshkarexha u zhduk në natën e errët dhe detin plot dallgë.

Kaluan disa orë, të cilat nën iu dukën shekuj. Në fund, peshkarexha u shfaq duke çarë detin dhe mjegullën si shigjetë. Një djalosh i ri qëndronte në këmbë pranë kiçit të peshkarexhës. kur u afruan, diukush nga bregu i pyeti: “A e gjetët të humburin?” Djaloshi ia ktheu aty për aty: “Po e gjetëm! Shko dhe thuaji nënës time që gjetëm vëllanë tim të madh.”

URTËSIA
Çdo besimtarë duhet të gjejë mënyrën dhe rrugën për pjesëmarrje personale në ndonjë formë të sakrifikimit në rrugën e Allahut brenda mundësive të tij psiko-fizike.

Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit