0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Gati të gjitha zjarret janë shkaktuar nga njerëzit

Më të lexuarat

Nën organizim të Zyrës rajonale të OSBE-së në Gjilan, të hënën është debatuar për dëmet nga zjarret fushore, si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional. Mustafë Hyseni, përfaqësues i Ministrisë së Ambientit, ka thënë se sipas të gjitha hulumtimeve të bëra 99% të zjarreve janë shkaktuar nga njeriu.

”Njerëzit tanë duhet ta kuptojnë se shkaktimi i zjarreve nuk është një akt i thjeshtë, ku edhe është cilësuar deri në këtë kohë, por kemi të bëjmë me një shkaktim të një ndotjeje të madhe, e cila e cenon edhe sigurinë e shoqërisë, andaj shkaktimi i zjarreve llogaritet si një akt kriminal, i cili mund të shpjerë në gjendje të rëndë ambientin e po ashtu edhe shoqërinë tonë”, ka thënë Hyseni. Kurse Ulrich Bifar, drejtor i Qendrës rajonale të OSBE-së në Gjilan, ka thënë se kjo tryezë synon rritjen e shkallës së vetëdijesimit për masat antizjarr.

”Debatet si ky na ndihmojnë që të sensibilizohemi dhe t`i mbledhim përvojat që kemi patur nga shkaktimi i tyre”, ka thënë Bifar.

Ndërkohë, komuna më e papërgatitur për intervenime ndaj zjarreve gjatë kësaj vere ka qenë ajo e Novobërdës. Bajrush Ymeri, kryetar i kësaj komune, ka bërë të ditur se Novobërda me 240 km sipërfaqe ka pasur në dispozicion 4 inspektorë dhe 9 zjarrfikës, duke thënë se ka qenë shumë e vështirë të pritet ndonjë intervenim i suksesshëm.

”Fati ka qenë që komuna nuk ka përjetuar zjarre të natyrave, siç janë ato të komunave përreth, përndryshe nuk e di se si do t`ia kishim dalë me këtë numër të vogël zjarrfikësish”, është shprehur Ymeri. Ai po ashtu ka kërkuar nga institucionet e vendit më shumë mbështetje sa i përket mobilizimit me përballjen në situatë të këtilla vitin që vjen. Ndërsa komuna më e prekur nga zjarret këtë vit ka qenë ajo e Kamenicës. Riza Bunjaku, shef i shërbimit të zjarrfikësve në këtë komunë, ka thënë se kanë qenë mbi 180 zjarre të shkaktuara vetëm në Kamenicë, ku është përfshirë nga flakët një hapësirë prej rreth 700 ha,derisa ato më të theksuarat kanë qenë afër brezit kufitar me Serbinë, gjë që ka ndikuar që të dyshohet se zjarret në fjalë kanë qenë të qëllimshme.” Ne si shërbim i zjarrfikësve këtë vit kemi pasur një sezon të ngjeshur. Unë besoj që mbi 90% të zjarre kanë qenë të qëllimshme sepse është shqetësuese kur pothuajse në të gjitha pikat e intervenimit zjarret janë përhapur nga maja e malit që që lë hapësirë për këtë dyshim”, ka thënë ai. Bunjaku poashtu ka përmendur mungesën e masave preventive për parandalimin e zjarreve siç janë mungesa e ekzistimit të shoqatave vullnetare për shuarjen e zjarreve, mungesa e shenjave nëpër hapësirat ku zjarret përhapen me lehtësi, si dhe shtimin e kapaciteteve për punë tek shërbimet e zjarrfikësve të cilët punojnë me një staf tejet të vogël.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit