Teknologjia është e çuditshme, por ajo nuk do të mund ta shpëtojë botën, ka thënë Bill Gates. Në një bisedë për Times, Gates, njëri nga themeluesit e Microsoftit, ka thënë se përparimi teknologjik doemos ka përparësi, porse ai nuk do të përmbushë nevojat e atyre që ndihmën e kanë më të nevojshmen.
“Unë gjithsesi që e dua teknologjinë, por kur flasim për përmirësimin e kushteve jetësore duhet të merremi me çështje shumë më të thjeshta, si për shembull mbijetesa dhe arsimimi i fëmijëve”, ka thënë moguli teknologjik i cili tash e me vite financon studimet për malarie e miliarda dollarë ka dhënë për ta luftuar varfërinë në vendet pak të zhvilluara.
Ai foli edhe për premtimin e kreut të Facebook –ut Mark Zuckenbergut se në gjithë botën do ta mundësojë qasjen në internet. Gates i pëlqen kjo ide porse ende mendon që kjo të mos jete diçka prioritare.