3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Gates mund të bëhet trilioneri i parë në botë

Më të lexuarat

“Themeluesi i Microsoft, Bill Gates mund të bëhet trilioneri i parë në botë brenda 25 viteve”, thotë një studim i ri i Oxfam, që studion pasurinë dhe varfërinë globale, sipas së cilës, vetëm pak ditë më parë zbuloi se 8 persona në botë posedojnë të njëjtën sasi parash sa gjysma më e varfër e popullsisë.

Oxfam përdor këto statistika për të argumentuar se rritja ekonomike e të pasurive do të vazhdojë të rritet edhe më tej, ndërsa të varfrit do të qëndrojnë të varfër.

Studimi parashikon se pasuria e ardhshme e Bill Gates, duke pasur parasysh dhe zhvillimin e investimeve të tij, rritet me 11% që nga viti 2009, shkruan “The Independent”.

Ndërkohë, sipas këtij vlerësimi, Gates, që momentalisht është numri 1 në listën e më të pasurve të revistës “Forbes” me pasuri 85 miliardë dollarë, mund të arrijë lehtësisht një pasuri prej 1 trilion dollarësh në moshën 86 vjeçare.

Pavarësisht dëshirës së tij për të bërë bamirësi të shumta, studimi tregon që pasuria e Gates vazhdon të rritet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit