1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Gashi do më shumë financa për universitet të suksesshëm

Më të lexuarat

Katër ditë para marrjes së postit të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, ka kërkuar më shumë përkrahje financiare nga institucionet. Ai ka vlerësuar se aktualisht UP-ja ka buxhet tepër të vogël që të funksionojë sikur universitetet e tjera evropiane. “Buxheti vjetor i Universitetit të Vjenës në Austri sillet rreth 900 milionë euro, kurse ky i Prishtinës nuk siguron më shumë se 30 milionë euro në vit”, është shprehur ai për të shtuar se aspiratat e tij për zhvillim të UP-së janë evropiane, porse mundësitë janë të vogla. Ai ka theksuar se UP-ja aktualisht është duke funksionuar për zgjidhje të çështjeve sociale, sepse i fut 10 mijë studentë brenda, duke i larguar nga rruga. Gashi ka premtuar se do ta mënjanojë politikën nga UP-ja, duke i krijuar autonomi të plotë institucionale, do të krijojë kushte për pavarësi studimi, digjitalizim, përafrimin me universitetet e tjera publike evropiane e ndërkombëtare e kështu me radhë. Po kështu, ai e ka pranuar faktin se UP-ja lë shumë për të dëshiruar. Gashi i ka thënë këto në një tryezë të organizuar nga Shkolla Politike e Prishtinës, në të cilën është prezantuar një analizë e shkurtër për UP-në. Përkitazi me gjetjet nga kjo analizë janë nxjerrë edhe konkluzionet dhe rekomandimet.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit