3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

GAP: Qeveria asnjëherë nuk e morri seriozisht papunësinë

Më të lexuarat

Fushatat zgjedhore janë bombarduar me premtimin e punësimit, një nga ngecjet më të mëdha të Kosovës së pasluftës, raporton KTV.

Por, zhvillimet në terren flasin krejt ndryshe. Qytetarët mendojnë se numri i të punësuarve ka qenë mjaft i ulët dhe pothuajse i padukshëm edhe gjatë qeverisë që u rrëzua gjatë ditë së mërkurë.

Jeton Mehmeti nga “Instituti GAP” shprehet se Qeveria asnjëherë nuk e ka marrë me prioritet çështjen e punësimit, ashtu siç zyrtarë të saj patën deklaruar.

Ndërsa, Arban Abrashi, ministër në largim, shprehet i kënaqur me punësimet që janë bërë në kuadër të projekteve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ndërsa, gjatë ditës së mërkurë u hap panairi “Dita e Vetëpunësimit”, ku nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë financuar rreth 100 biznese me një shumë prej 4000 deri në 6000 euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit