-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Gani Geci e gjuan me revole Azem Sylën

Më të lexuarat

Të shtëna armësh janë dëgjuar në Skenderaj derisa PDK-ja po mbante tubim elektoral. Gani Ceci me eskortën e tij godet me armë zjarri në drejtim të ish-Komandantit të UÇK-së, Azem Syla

Në mesditën e sotme në Skënderaj, Gani Geci me eskortën e tij ka goditur me armë zjarri në drejtim të ish-komandantit të SHP të UÇK-së, Azem Syla. Deputeti i PDK-së ka shpëtuar pa pasoja.
Një zyrtar policor ka treguar në kushte anonimiteti për Gazetën Express atë se çfarë ndodhi në qendër të Drenicës. Azem Syla, bashkë me Hashim Thaçin dhe zyrtarët më të lartë të PDK-së kanë shkuar sot në Skenderaj për një tubim elektoral. Pas tubimit, derisa përfaqësuesit e PDK-së kanë filluar të shpërndahen, Gani Geci me eskortën e tij kanë filluar ta ndjekin Azem Sylën.
Burimet nga Skënderaj bëjnë të ditur se Policia ka arritur ta neutralizojë situatën, derisa Azem Sylën e ka strehuar në ndërtesën e Postës së Skenderajt. Nuk dihet se kush ka shtënë me saktësi, Geni Geci apo një nga truprojat e tij, por kjo do të sqarohet më vonë”, ka thënë polici në detyrë zyrtare. Zyrtarisht, Policia e Kosovës nuk ka dhënë informacione për këtë ngjarje, e as nëse ka arritur të arrestojë sulmuesit. Policia ende nuk e ka arrestuar Gani Gecin dhe bashkëpunëtorët e tij, i cili edhe gjatë luftës ka vrarë në pritë komandantë të UÇK-së.

Siç raporton gazetarja e “Klan Kosovës” nga vendi i ngjarjes, është parë Gani Geci tek fyen me fjalë të rënda deputetin e PDK-së, Azem Sylën, i cili ishte i pranishëm në këtë aktivitet elektoral. Po ashtu, Geci është dëgjuar tek i kërcënon pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke u kërkuar atyre mos të tentojnë ta arrestojnë.
“Klan Kosova” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por nuk ka dhënë asnjë informacion. “Klan Kosova”, një kronikë të zgjeruar me pamjet nga vendi i ngjarjes, do ta sjellë në edicionin e lajmeve të orës 20:00.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit