Samsung Galaxy S4 po i afrohet 10 milionë njësive të shitura (pritet që kjo shifër të arrihet javës tjetër).
Kjo do ta bënte modelin e shitur më shpejt në historinë e Samsung-ut.
Këto të dhëna jo edhe aq të detajuara në shifra vijnë nga CEO-ja i kompanisë, J.K.Shin, i cili ka folur mbi smartfonin me reporterët në Korenë e Jugut.
“Kemi shumë besim se do të kalojmë 10 milionë S4 të shitur javës tjetër. Me këto ritme, smartfoni po shitet shumë herë më shpejt se modeli i kaluar, S3,” tha Shin.
Sipas Shin, S4 mund të bëhet shumë shpejt pajisja e parë e Samsung-ut që shet 10 milionë njësi në më pak se një muaj nga debutimi në treg.
Për të bërë një krahasim e për ta kuptuar më mirë, Samsung-ut iu deshën 5 muaj për të shitur 30 milionë Galaxy S3. Më 14 mars, ditën kur u lançua S4 si dhe pothuajse një vit pas lançimit të pajisjes, Samsung-u deklaroi se kishte shitur 50 milionë pajisje S3.kohaislame