Top ndërmarrja teknologjike në botë në të ardhura, Samsung, raportoi një fitim rekord prej 5.9 miliardë dollarësh për çerekun e dytë të vitit, teksa shitjet e shumta të Galaxy S III ndihmuan në përforcimin e kryesimit të vet ndaj Apple.
Përfitimet mobile në çerekun e dytë që mbaron në shtator pritet të shkojnë më tutje teksa modeli i fundit i Galaxy po përjeton një bum të shitjeve para lëshimit të gjeneratës së ardhshme të pajisjes iPhone, që pritet të lansohet në muajin tetor, duke drejtuar përfitimet e ndërmarrjes Samsung në një rekord prej 7 miliardë dollarësh. Biznesi mobil sjell rreth 60 për qind të të ardhurave të ndërmarrjes Samsung.
Përfitimet nga divizioni i vet i telefonëve kanë arritur në shifra më tepër se dyfishi i fitmeve gjatë vitit të kaluar dhe biznesi me ekrane të rrafshëta nxorri një përfitim teksa çmimet e LCD-së janë stabilizuar.kohaislame