Celulari i fundit i Samsung do të jetë në gjendje që të shohë atë se çfarë po sheh përdoruesi i celularit. Samsung Galaxy S IV do të prezantohet në Nju Jork më 14 mars. Do ketë ekran 5 inç dhe një kamerë me rezolucion 13 megapiksel.
Për ta konkurruar siç duhet Apple dhe iPhone 5, tani një sistem gjurmimi i syve do mundësojë që përdoruesit në mënyrë automatike ta ngrenë lart tekstin që po lexojnë. Për shembull, celulari e di kur përdoruesi ka arritur fundin e faqes që po lexon. Vendimi për të prezantuar celularin në Nju Jork është marrë pas kërkesave të shumta të kompanive të telefonisë në SHBA./zeri/kohaislame