1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Galaxy S Duos i Samsung-ut do të jetë me dy karta

Më të lexuarat

Samsung sapo ka prezantuar Galaxy S Duos, smartfonin e ri në linjën e Galaxy.

Dizajni ngjason me atë të Galaxy S III por ai ka një veçori që është e vështirë ta gjesh nëpër smartfonët e tjerë: aftësinë për të operuar me dy karta SIM.

Me Dual-SIM mund të mbani dy numra në celularin tuaj duke u lidhur kështu me dy rrjete vetëm nga një telefon.

Në postimin prezantues të blogut, Samsung ka shkruar “Karakteristka e të pasurit dy karta ju lejon të merrni telefonata nga njëri numër edhe pse mund të jeni duke folur në telefon me numrin tjetër.

Kjo ju jep mundësinë e menaxhimit më efektiv të komunikimit tuaj personal dhe atij profesional.”

Galaxy S Duos ka një ekran 4-inch 480x 800 TFT me prekje dhe është hedhur në treg vetëm me sistemin operativ Android 4.0 Ice Cream Sandwich. Ai ka një procesor prej 1GHz dhe 4GB hapësirë për kujtesë.

Kamera është 5 megapixel. Edhe pse ngjason shumë nga pamja e jashtshme me Galaxy S III, ka disa ndryshime me këtë të fundit.

Psh, Galaxy S III ka ekran 4.8-inch Super AMOLED me rezolucion 1,280 x 720, kamera 8 megapixel dhe hapësirë 16 ose 32GB (në varësi të preferencave).

Samsung Galaxy S Duos do të jenë në treg në Evropë duke filluar nga muaji i ardhshëm. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit