0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Gabriel: Jemi kundër ndërprerjes së negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE

Më të lexuarat

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel, theksoi të premten se është kundër ndërprerjes së negociatave me Turqinë për anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Evropian…

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel, theksoi të premten se është kundër ndërprerjes së negociatave me Turqinë për anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Evropian.

Pjesëmarrës në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Maltë, Sigmar Gabriel bëri përpara gazetarëve deklarata të rëndësishme në lidhje me Turqinë.

Ai tha se ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit me Turqinë e shikojnë si një reagim të gabuar, ndërsa tërhoqi vëmendjen se pothuajse askush nuk dëshiron fundin e bisedimeve me Turqinë për anëtarësimin e saj në Union.

“Turqia është një fqinj i madh. Ne s’e kemi përjashtuar Turqinë madje as në periudhat e pushtetit ushtarak. Përse të kemi tani interes që ta shtyjmë këtë vend drejt Rusisë? Mbi të gjitha, duhet të vazhdojnë bisedimet diplomatike”, u shpreh ministri gjerman i Punëve të Jashtme.

Gabrieli nënvizoi se marrëdhëniet BE-Turqi duhet të vendosen mbi një themel të ri për të mundësuar me Ankaranë vazhdimësinë e dialogut kritik në mënyrë më intensive në të ardhmen.

Në fund, shefi i diplomacisë gjermane propozoi gjithashtu liberalizimin e vizave për disa shtresa të caktuara në Turqi duke e shprehur opinionin e tij me këto fjalë: “Duhet të mendojmë sesi mund të bashkëpunojmë me OJQ-të në Turqi, por edhe sesi mund të lehtësojmë vizat për gazetarët, intelektualët, shkencëtarët, studentët dhe biznesmenët që operojnë në të dyja palët. Përse të mos ua liberalizojmë vizat nga ana jonë?”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit