Gabriel: Ashtu siç e dini, Gjermania mbështet zgjidhjen me dy shtete. Unë falenderoj qeverinë e Izraelit për atë që dëgjova nga ta se mbështesin një zgjidhje me dy shtete, por me kushtin që kufijt të jenë në siguri
KUDS (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka deklaruar se tani ka ardhur koha që në Siri të merren disa vendime për çështje të shumta, duke filluar nga kushtetuta e deri te zgjedhjet, raporton Anadolu Agency (AA).
Gabriel, pas takimit me kryeministrin Benyamin Netanyahu, në një konferencë për shtyp në Kudsin Perëndimor, tha se, “Në Siri ka ardhur koha për disa vendime për çështje të shumta, duke filluar nga kushtetuta e deri te zgjedhjet”.
Duke u shprehur se në takim me kryeministrin izraelit kanë shkëmbyer mendime për të gjitha problemet e vështira në rajon, Gabriel deklaroi se:
“Ne si gjermanë dhe evropianë, kërkojmë që marrëveshja ndërkombëtare me Iranin të vazhdojë ashtu siç është tani. Por, ka zhvillime të shumta të cilat kanë dalur për shkak të Iranit. Ne duhet të interesohemi dhe të ballafaqohemi me këto. Ne duhet ta tërheqim Iranin në atë drejtim që të marrë qëndrime më ndryshe për shumë çështje, duke filluar nga Jemeni e Libani. Ne mund të kemi qëndrime të ndryshme lidhur me marrëveshjen bërthamore me Iranin, por nuk kemi ndonjë mosmarrëveshje lidhur me sjelljet e Iranit”.
Gabriel bëri të ditur se me Netanyahu-n kanë shkëmbyer mendime edhe për çështjen e Palestinës.
“Ashtu siç e dini, Gjermania mbështet zgjidhjen me dy shtete. Unë falenderoj qeverinë e Izraelit për atë që dëgjova nga ta se mbështesin një zgjidhje me dy shtete, por me kushtin që kufijt të jenë në siguri“.
Ministri i Jashtëm gjerman Gabriel theksoi se në takim kanë diskutuar edhe gjendjen në Gaza.
Ndërsa kryeministri Netanyahu, në konferencën për shtyp u shpreh se ndihet i kënaqur për interesimin e Gjermanisë për sigurinë e Izraelit.
Netanyahu vuri në dukje se paqja në rajon po shkon duke u vështirësuar për shkak të “sulmeve” të Iranit në Siri dhe Liban.