-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gabimi të cilin e bëjmë të gjithë

Më të lexuarat

Një herë ekzistonte një njeri i cili kishte katër djem. Ai dëshironte që djemtë e tij të mësojnë që të mos gjykojnë shpejtë për gjëra të caktuara. Prandaj i dërgoi të gjithë të gjejnë dhe vështrojnë pemën e dardhës e cila rritej diku larg.

Djali i parë shkoi dimrit, i dyti në pranverë, i treti në vjeshtë dhe më i riu në vjeshtë.

Pasi që u kthyen të gjithë, u tubuan të gjithë që t’ia përshkruajnë atë që kishin vërejtur.

Djali i parë tha që druri ishte i shëmtuar dhe i shtrembëruar. I dyti i tha që nuk është ashtu, por ishte mbuluar me sytha të gjelbër dhe ishte premtuese. I treti nuk u pajtua, dhe tha që druri ishte përplot lule të cilat kishin aromë të mirë dhe dukeshin shumë bukur, dhe paraqiste diçka më të bukur që kishte parë në jetën e tij. Djali ifundit nuk u pajtua me asnjërin prej vëllezërve. Ai tha që pema ishte pjekur, dhe ishte përplot fryte dhe jetë.

Mandej babai u sqaroi fëmijëve se të gjithë kishin të drejtë, ngase çdokush e ka vërejtur pemën gjatë një stine. U tha që nuk mund të gjykojnë rreth pemës, apo personit, vetëm sipas një stine dhe se kënaqësia, gëzimi dhe dashuria që vijnë nga ajo formë e jetës mund të matet kur të mbarojnë të gjithë stinët.

Në qoftë se heqin dorë deri sa është dimër, do të humbasin atë që premton pranvera, bukurinë e verës suaj, plotësimin e vjeshtës. Mos lejoni që dhembja e një stine të shkatërroi gëzimin e të gjithë të tjerave. Mos gjykoni rreth jetës vetëm sipas një stine të rëndë.

Bëhuni të qëndrueshëm dhe të durueshëm gjatë gjithë kohës, herët a vonë do të vijnë kohë të mira!

Burimi: Islambosna

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit