Një studim i ri për pastërtinë e tualetit i bërë nga Shoqëria Amerikane e Mikrobiologjisë, tregon mbi taktikat e ruajtjes së furçës së dhëmbëve.
Sipas Science Daily, studimet tregojnë se kur studentët e universitetit përdorin një tualet të përbashkët, furçat e tyre të dhëmbëve ndajnë shpesh të njëjtët bakterie të grupit fekal. Një situatë e tillë mund të ndodhë edhe në tualetin e shtëpisë, në një familje të zakonshme.
Për të mbrojtur furçën e dhëmbëve nga mikrobet, ju e vendosni atë brenda dollapit të ilaçeve apo në një kuti, larg sipërfaqeve të tjera të banjos. Por në fakt kjo rezulton të jetë një taktikë e gabuar.
“Të përdorësh një mbrojtëse për furçën e dhëmbëve nuk e mbron atë nga bakteret, por krijon një mjedis ku bakteriet rriten më shpejtë, duke mos lejuar furçën e dhëmbëve të thahet pas përdorimit”, thotë Laura Aber, pjesë e ekipit të studimit.
Shoqata amerikane e dentistëve rekomandon që të vendosni furçën e dhëmbëve në një pozicion të përshtatshëm ajrimi, që të mos prekë furçat e tjera. Por çelësi kyç për të reduktuar përhapjen e mikrobeve është pikërisht tualeti juaj. Mbyllja e kapakut të tualetit pas nevojave, është thelbësore, duke mos lejuar që mikrobet të përhapen deri tek furça juaj apo gjithçka tjetër në tualet.
Përveç kësaj duhen ndjekur gjithmonë këshillat e dentistëve, shpëlani furçën pas përdorimit, ndërrojini furçat një herë në 3-4 muaj, dhe ruajeni atë në një vend ku mund të thahet lehtësisht.