3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Gabime që bëhen në namaz

Më të lexuarat

1. Ngrënia e ushqimit me erë të keqe (hudhra, qepë) para vajtjes në xhami.

2. Vajta në xhami duke ecur shpejt ose duke vrapuar nga frika  se do të ikë namazi pa u falur.

3. Thënia e tekbirit fillestar në ruku (duhet thënë në kijam).

4. Murmuritja e nijetit ose shqiptimi i tij me zë të ulët.

5. Mosthënia e duasë hyrëse të namazit .

6. Mosfalja drejt sutrës.

7. Mosdashja për të qëndruar në rreshtin e parë në namazin me xhemat.

8. Të shikuarit lart gjatë namazit, ose shikimi i imamit apo shikimi majtas-djathtas.

9. Lënia e zbrazëtirave në rreshta në namazin me xhemat.

10. Leximi i sures Fatiha shpejt, pa u ndalur në fund të çdo ajeti.

11. Lëvizja e pavënd gjatë namazit, shikimi në orë, loja me gishtërinj a me rroba, ose lëvizja e këmbëve dhe e pjesëve të tjera të trupit me nervozizëm.

12.  Lëvizja me imamin ose para tij në namazin me xhemat.

13. Ulja e tepërt e kokës, apo ngritja e tepërt e saj dhe harkimi i shpinës gjatë rukusë.

14. Ngjitja e duarve (e krahëve) për trupi, në ruku dhe në sexhde, si dhe ngjitja e stomakut për kofshë në sexhde.

15. Vendosja vetëm e majës së kokës në tokë gjatë sexhdes.

16.  Kryerja e nxituar e namazit, që nuk lejon prehjen dhe qetësinë e duhur në ruku dhe në sexhde.

17. Bërja e tesbihëve me dorën e majtë.

18. Largimi në fund të namazit, pa bërë dhikrin.

19. Kalimi para personit që falet.

20. Mosfalja e namazit gjatë sëmundjes etj.

Përgatiti: Erion Sula

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit