7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Futja e Kinës në Ballkan shqetëson Europën

Më të lexuarat

Për të siguruar të ardhura të larta për investimet e tyre, kinezët kanë hyrë fuqishëm në Evropën Juglindore gjatë dekadës së fundit. Sipas Deutsche ëelle kjo shihet si shqetësuese për Ballkanin, që paralelisht me investimet të bjerë nën ndikimin politik të Pekinit, i cili vijim të rrisë investimet dhe fitimet.

Investimi i parë i madh i kinezëve në Ballkan u u bë në 2009 në Greqi kur Cosco investoj më shumë se 650 milion euro për të shfrytëzuar portin e Pireut për një periudhë 35-vjeçare. Shtatë vjet më vonë, kinezët siguruan shumicën e aksioneve të Autoritetit Portual të Pireut,

Ka nga ata që paralajmërojnë se Pekini po përpiqet të ushtrojë ndikim politik në vendet ku ai investon. Madje flitet për “interesa gjeostrategjike” kineze. Kinën, ka si qëllim të krijojë infrastrukturë për t’i bërë produktet më të kapshme për Evropën Perëndimore.

Ndërkohë, Kina po investon edhe në vende të tjera të Ballkanit, në dy kategori. Në infrastrukturë dhe investimet indirekte, në formën e kredive të lirë nga bankat kineze. Analisti ekonomik Jens Bastian, ekspert në çështjet kineze të penetrimit në Ballkan, thotë se “dhënia e kredive është e bazuar në të terma të tilla si, për shembull që projekti të zbatohet nga kompani kineze.”

Ura e re në Beograd u ndërtua nga kompani kineze me punëtorë ndërtimi kinezë. Edhe qeveria shqiptare ishte në tratativa për ndërtimin e Rrugës së Arbrit me para kineze por negociatat dështuan.

Për shembull, kinezët blenë një kompani të teknologjisë së lartë të Evropës Perëndimore, duke shpenzuar shumë më tepër sesa për investimet e tyre në Evropën Juglindore. Investimi në Portin e Pireut i kushtoi Pekinit rreth 1 miliardë dollarë, ndërsa blerja e një ndërtuesi robotik gjerman kushtoi 4.5 miliardë euro.

Fakt është se ekonomitë më të mëdha mbrojnë më efektivisht sesa sektorët e tyre më të vegjël strategjikë. Berlini ka refuzuar të shese prodhuesin e procesorit Aixtron dhe kompaninë e energjisë 50Hz, duke cituar arsyet e sigurisë kombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit