Një futbollist i ri nga Kenia e feston golin në mënyrën më të veçantë dhe në shërbim të natyrës.
Adoleshenti Lesein Yes mbjell një pemë sa herë që shënon gol. Ai ka rrëfyer se e ka bërë këtë gjë pasi ka mësuar dhe dëgjuar për shpyllëzimin.
Djali 14-vjeçar shpreson që kjo iniciativë e tij të shtrihet në të gjithë kontinentin afrikan.