11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Futboll, skandali i trukimeve në Greqi

Më të lexuarat

Sipas raportimeve në median greke të enjten, 16 zyrtarë të futbollit në Greqi kanë qenë të akuzuar për aktivitete të trukimit të ndeshjeve në mes viteve 2011 dhe 2013, transmeton Anadolu Agency (AA).

Individë të caktuar, kryetar klubesh si dhe zyrtar të Federatës greke të futbollit dhe arbitra, janë akuzuar për përfshirje në udhëheqjen e një organizate kriminale të mashtrimit, tentativë grabitje dhe ryshfeti.

Në emër të Prokurorisë së Athinës, hetimi është duke u kryer nga dy prokurorë, Aristidis Koreas dhe Eleni Siskou. Në raportin që Koreas dhe Siskou kishin përgatitur, thuhet se aktivitetet e trukimit të ndeshjeve kanë përfshirë ligën greke “Super League” në mes 2011 dhe 2013.

Evangelos Marinakis, kryetar i kampionit greke më të famshëm të Super League, Olympiakos, është përmendur në pretendimet për trukimet e ndeshjeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit