Këtë të shtunë, fushata elektorale për zgjedhjet vendore në Maqedoni pati si kulm zbarkimin e Lëvizjes BESA në Çair të Shkupit, bastionin e BDI-së, duke synuar që ta marrë nën udhëheqje pas dy javësh.
Kandidati Zeqirija Ibrahimi, u tha qindra shqiptarëve të tubuar se do të bëjë të pamundurën për të zgjidhur problemet e banorëve të Çairit.
Politikisht, BESA e ka fituar këtë komunë shqiptare simbol, që zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të kaluar; e tashmë synon dhe drejtimin e saj në terma qeverisjeje menaxheriale.
Nëse Çairi merret nga BESA, siç dhe sondazhet e tregojnë, kjo do ishte disfata më e madhe e BDI-së dhe një ndër fitoret më të bujshme të një partie të re, si BESA. /tesheshi.com/