1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

FUSHATA E KORRJE-SHIRJES SË GRURIT ËSHTË DREJT PËRFUNDIMIT

Më të lexuarat

Fushata e korrje-shirjes së grurit është drejt përfundimit. Rendimentet vlerësohet të jenë brenda mesatareve, mbi 3 mijë e 500 kilogram për hektarë.

Ekspertët e bujqësisë thonë se si pasojë e faktorëve klimatikë ka rënie të rendimenteve, dhe se Kosova edhe këtë vit nuk do t’i plotësoj rreth gjysmën e nevojave me grurë vendor, e për pasojë do të varet shumë nga importi.

Fushata e korrje-shirjes së rreth 67 mijë hektarëve me grurë, që vlerësohet se ishin mbjellë në vjeshtë, në Kosovë, është drejt përfundimit. Rendimentet e grurit janë më të ulëta këtë vit. Të dhënat e sakta për rendimentet dhe mesataren e grurit të korrur për hektar do të bëhen të ditura në fund të korrje-shirjeve.

Zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë, ditë më parë, kanë thënë se bazuar në vizitat në terren, këtë vit pritet një rendiment brenda mesatares së vendit tonë, që sillet nga 3.5 deri në 4.5 ton.

Rendimenti mesatar i grurit, për hektar, do të jetë rreth 300 kg më i ulët, pohon për Radio Kosovën, profesori i bujqësisë, Imer Rusinovci. Rënia e rendimenteve është pasojë e kushteve klimatike, thotë ai përderisa shton se Kosova edhe këtë vit do të varet shumë nga importi i grurit.

“Këtë vit, tek varietetet e grurit që kanë vegjetacion të vonshëm, prodhimi do të jetë normal, ndërsa tek ato të hershmet prodhimi mund të reduktohet për 20-30 për qind. Realisht, me shkallën e sipërfaqeve kultivuese që ka Kosova, nëse krejt sasia e grurit përdoret për nevoja ushqyese, mund të plotësojë ndoshta gjysmën e nevojave për grurë, e kjo lë me nënkultu se do të kemi nevoj për mjaft shumë import”, tha ai.

Edhe Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve, thotë se si pasojë e rendimenteve, Kosova do të jetë e varur shumë nga importi.

“Nuk presim që do të plotësohen më shumë se 30% nevojave me grurë vendor. Përsëri do të jemi të varur nga importi, për shkak të rendimenteve të ulëta dhe sipërfaqeve të vogla me grurë”, tha ai.

Në mungesë të sasisë së nevojshme të grurit, Kosova prej vitesh është e varur nga importi. Sipas të dhënave të Doganës, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë importuar grurë dhe miell në vlerë mbi 10 milionë euro. Vitin e kaluar, vlera e grurit dhe miellit të importuar ishte pak më shumë se 35 milionë euro. Kërkesa për blerje të miellit në marsin e vitit pandemik ishte shumë e madhe, e mungesa e tij kishte bërë që në markete e mullinj të krijoheshin radhë konsumatorësh.

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit