1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Furçat për flokë janë fole e vërtetë e baktereve

Më të lexuarat

Furça me të cilën i krihni çdo ditë flokët përmban më së shumti baktere, pastaj vijon lavamani, dhe pastaj tasi i qenit.

Shkencëtarët nga Universiteti në Arizonë kanë analizuar 30 furça, të cilat janë në pronësi të femrave në moshën prej 16 deri 24-vjeçare.

Mesatarja e baktereve të cilat shkencëtarët i kanë gjetur në çdo 5 centimetra në furça, është 3.409. Lavamani mesatarisht përmban 2.733, ndërsa tasi i qenit 2.110 baktere.

Furça përmban qime, lëkurën e vdekur të kokës dhe kimikatet e produkteve për stylingun e flokëve, çka krijon kushte ideale për shumimin e baktereve dhe mykut.

Nuk janë të gjitha bakteret të dëmshme, por disa mund të shkaktojnë irritimin e lëkurës, reaksionet alergjike dhe aromë të pakëndshme.

“Numri i baktereve në furça është në të vërtetë i madh, prandaj më së miri do të ishte që furçën ta pastroni të paktën një herë në javë”, përcjell Mirror deklaratën e prof. Alison Southcombe.

Që furça juaj të jetë gjithmonë e pastër, të paktën një herë në javë ndiqni këta hapa të thjeshtë që i rekomandojnë shkencëtarët:

– Furçën zhyteni në tretjen prej ujit, shamponit dhe uthullës;

– Furçën pastaj pastrojeni me një furçë tjetër për të larguar të gjithë pisllëkun;

– Pastrojeni furçën me ujë të nxehtë dhe lëreni që të thahet./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit