Farat e bimëve janë një burim vlerash ushqyese që ndihmojnë në mirëfunksionimin e organizmit tonë.
Zinku i kungullit mbron eshtrat – Farat e kungullit janë të pasura me zink, i cili ndikon pozitivisht në funksionin e prostatës. Nga ana tjetër, meshkujt në moshë do të duhej që të konsumojnë ushqim të pasur me zink, edhe për shkak se ai ndikon pozitivisht në eshtra.
Edhe pse osteoporoza më së shpeshti lidhet me femrat në menopauzë, ajo paraqet rrezik edhe për meshkujt e moshuar. 1 në 8 meshkuj më të vjetër se 50 vjet pëson thyerje të eshtrave si pasojë e osteoporozës.
Në një studim, në të cilin kanë marrë pjesë 400 meshkuj të moshave prej 45 deri në 92 vjeçare, zbulohet lidhja e qartë mes konsumimit të ulët të zinkut përmes ushqimit dhe osteoporozës (më të rrezikuarat janë ijët dhe kurrizi).
Përveç zinkut 17.1 për qind të nevojës ditore), një e katërta e filxhanit me fara të kungullit përmban edhe 46.1 për qind të nevojës ditore për magnez, 28.7 për qind për hekur, 52 për qind mangan, 24 për qind bakër dhe 16.9 për qind proteina.
Susami kundër kolesterolit-Fitosterolet janë përbërës që kanë strukturë të ngjashme kimike me kolesterolin, e kur janë të pranishëm në masë të mjaftueshme në ushqim besohet se mund të reduktojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë imunitetin dhe reduktojnë rrezikun na disa lloje të caktuara të kancerit.
Në revistën për kimi bujqësore dhe për kimi ushqimore është bërë e ditur sesa fitosterole përmbajnë farat.
Më së shumti fitosterole gjenden në farat e lulediellit (270-289mg/100g) dhe në farat e kungullit ( 265mg/100g). Susami ka nivelin më të lartë të përgjithshëm të fitosteroleve (400-413mg/100g) në krahasim me të gjitha farat e tjera.
Farat e lirit ulin shtypjen e gjakut. Farat e lirit e reduktojnë kolesterolin, mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe kontrollojnë shtypjen e lartë të gjakut.
Për shkak të sasisë së lartë të fibrave, farat e bluara të lirit reduktojnë problemet me kapsllëkun dhe hemoroidet.
Gjithashtu, farat e lirit e reduktojnë rrezikun nga kanceri i gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës, falë fitosteroleve.
Luledielli për ngadalësimin e plakjes. Farat e lulediellit janë burim i mirë i vitaminës E, antioksudesit të rëndësishëm për shëndetin, mund të lexohet në bazën amerikanë të përbërësve ushqyes të gjërave ushqimore: 28 gramë të farave të lulediellit të pjekura në vaj sigurojnë 76 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës E.
Mendohet që tokoferolet, elementet kryesore të vitaminës E, kanë rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve që lidhen me plakjen, siç janë kanceri dhe sëmundjet e zemrës, shkruan Kosova Sot.