9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Fundi i misionit të NATO-s në Kosovë?

Më të lexuarat

Plot katërmbëdhjetë vjet prejse ka hyrë në Kosovë, e ky përvjetor do të jetë në mesin e vitit që vjen, NATO-ja mund t’i japë fund misionit të saj në këtë shtet të ri evropian. Kjo do të ndodhë nëse realizohet plani fillimisht i propozuar nga Franca dhe tashmë i mbështetur nga disa shtete serioze të NATO-s.
Franca ka qenë e para e cila në mënyrë jozyrtare dhe joformale kishte propozuar gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së dhe që ishte përcjellë pastaj edhe në konsultime mes vendeve të NATO-s, që në të ardhmen misioni i KFOR-it të zëvendësohet me një mision ushtarak të Bashkimit Evropian, ngjashëm sikur kishte ndodhur në Bosnjë-Hercegovinë vite më parë.

Në BeH pas luftës misionin e SFOR-it e kishte udhëhequr NATO-ja, e kishte marrë përsipër me një prani më të vogël ushtarake, ndërsa BE-ja përmes misionit EUFOR.

Gjatë ditës së martë, sipas të gjitha gjasave, në mënyrë joformale dhe në disa kontakte bilaterale, pritet që ministri i Jashtëm i Francës të konsultohet me disa vende tjera të NATO-s lidhur me këtë plan.

Burime të “Kohës Ditore”, thonë se para se gjithash, për ta realizuar këtë plan, për t’i dhënë fund misionit të NATO-s në Kosovë, duhet të fitohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Turqisë dhe Kanadasë, shtete këto të rëndësishme të NATO-s, por të cilat nuk janë në BE.

Ende mbetet enigmatike se si do të përgjigjen SHBA-të ndaj kësaj ideje. Por diplomatë evropianë thonë se “Washingtoni tashmë bërë të qartë se është i ngopur me problemet në tokën evropiane dhe do të pajtohet që edhe në Kosovë të marrë BE-ja më shumë përgjegjësi, përfshirë edhe fushën e sigurisë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit