1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ftohja që shoqërohet me hundë dhe këlbazë nuk ka nevojë për antibiotik

Më të lexuarat

Nëse të shkojnë hundët e nëse ke gëlbazë nuk nënkupton që pacienti ka nevojë për antibiotik, thonë doktorët dhe ekspertët e shëndetit publik.

Ka qenë pothuajse “një mit” që ilaçet kryejnë punë për t’i shëruar këto infeksione.

Ekspertët e shëndetit publik në Angli, thonë se këto simptoma janë më së shpeshti të shkaktuara nga viruset.

Kurse përdorimi i antibiotikëve, në vend që të shëroj pacientin shkakton rezistencë.

Një hulumtimi i kryer, në anën tjetër, tregon se 40 për qind e qytetarëve mendojnë se antibiotikët mund të ndihmojnë në kollitje, nëse gëlbazët janë të gjelbra, ndërsa disa syresh mendojnë se përdorimi antibiotikëve ndihmon në pastrimin e tyre.

Dr. Cliodna Mcnulty, nga organizata e shëndetit publik, thotë: “Është një mit shumë i përhapur që kushdo që ka simptoma me gëlbazë të gjelbra, ose qyrra, nevojitet të kalojë në një terapi të antibiotikëve që të bëjë më mirë”.

“Shumica e infeksioneve që gjenerojnë gëlbazë dhe qyrra janë sëmundje virusore dhe ato sëmundje shërohen vetvetiu ani pse do të ndiheni të lodhur për disa javë. Kurse në anën tjetër, duke përdorurantibiotikë me a pa nevojë, është duke u rritur rezistenca e trupit ndaj këtyre ilaçeve kaq të nevojshme. Në ketë betejë mund të ndihmojë secili duke mos përdorur antibiotik për tretmanin e infeksioneve që nuk janë të komplikuara”.

Përdorimi i antibiotikëve ndikon në triliona baktere që natyrshëm jetojnë në trupin e njeriut dhe i bën ato rezistencë ndaj ilaçeve.

Dr. Maureen Baker, bashkëudhëheqëse e Kolegjit Mbretëror për shëndet publik, thotë:

“Mbi përdorimi është brengë serioze për shëndetin publik. Infeksionet përshtatën me antibiotikët, që në kushte normale do t’i vrisnin dhe përfundimisht e bëjne tretmanin joefektiv. Kështu që është kritike që antibiotikëttë përdorën me karar dhe dhe me vend”.

Në anën tjetër, mjekët thonë, se gëlbazë dhe qyrrat janë rezultat i proteinave të prodhuara nga sistemi imunitar për të luftuar infeksionin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit