3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

FSSHK e pakënaqur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve shtesë për punëtorët shëndetësor

Më të lexuarat

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë të datës 21.04.2021 me nr. të prot.09/08 në lidhje me ndarjen e mjeteve shtesë për pagesën e shtesave të sektorit të shëndetësisë për muajin Prill dhe Maj 2021.

Sipas reagimit nga FSSHK thuhet se që në fillim me këtë Vendim është shkelur Ligji nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës neni 20 paragrafi 2 i cili përcakton se me anë të aktit nënligjor të nxjerr nga Qeveria e Republikës së Kosovës përcaktohet lartësia e shumës, kategoritë e përfituesve dhe kohëzgjatja e kompenzimit të shtesave të punëtorëve shëndetësor të angazhuar në institucione shëndetësore publike.

“Konsiderojmë se kjo shumë e ndarë është ofenduese dhe degraduese për punëtorët shëndetësor e kjo tregon më së miri se si po trajtohen luftëtarët e Pandemisë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nëse flasim për barazi me ndarjen e këtyre shtesave kemi diskriminim sepse nuk ka qenë dashur që stafi mbështetës-teknik të merr shumën 100 euro por 150 euro ashtu siq do ta marrin gjithë të tjerët.”, thuhet në reagim.

Kryesia e FSSHK-së në mbledhjen e mbajtur sot me datë 22.04.2021 kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës si në vijim:

1. Dyfishimin e buxhetit për shëndetësi për mbarëvajtjen e shërbimeve shëndetësore gjatë kësaj periudhe të Pandemisë COVID-19;
2. Formimin e Komisionit në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe FSSHK-së për nxjerrjen e aktit nënligjor për shtesat në pagë deri në përfundim të Pandemisë COVID-19.
3. Plani strategjik për vaksinim të popullatës për 6 muajt e ardhshëm të jetë transparent dhe efektiv me qëllim të arritjes së imunizimit të masës;
4. Në emër të barazisë urgjentisht të procedohet me Ligjin mbi paga për sektorin publik.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, thekson se do të përcjell me vëmendje këto kërkesa të adresuara për Qeverinë dhe pas 100 ditësh të qeverisjes do të ndërmarr veprime konform situatës. Në fund FSSHK duke u bazuar në qëndrimin e Kryeministrit Kurti se asnjë vendim nuk do të merret pa përfshirjen e sindikatave, shpreh gatishmërinë e saj për bashkëpunim.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se nga neser do të fillojmë me adresimin e këtyre kërkesave duke filluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Repubikës së Kosovës, Albin Kurti, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, të gjitha grupeve parlamentare të përfaqësuara në Parlamentin e e Republikës së Kosovës dhe gjithë aketerëve relevant”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit