0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

FSK-së i shtohen nëntë togerë të diplomuar

Më të lexuarat

Nëntë kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot kanë diplomuar në gradën nëntoger gjenerata 2016.

Nëntogeri më i dalluar u zgjedh Eugen Thaçi, i cili tha se edhe pse periudha katër vjeçare ishte e vështirë, prapë se prapë kanë mjaftuar që të formësohen dhe të bëhen oficerë të FSK-së.

Kjo ditë nga përfaqësuesit e FSK u quajt e veçantë pasi që ngjarje e diplomimit të nëntë kadetëve të rinj po bënë krenar gjithë FSK-në.

Ministri i FSK, Haki Demolli gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj tha se diplomimin i këtyre kadetëve tregon se Kosova po krijon një forcë të mirë ushtarake.

Ai iu përkujtoi të sapodiplomuarve se nuk duhet të harrojnë që nuk ka profesion më të shenjtë se sa të jesh në shërbim të vendit.

Më tej, Demolli tha se ky diplomim dallon nga ato të tjerat, pasi sipas tij këta kadetë po diplomojnë në kohën kur FSK ka bërë të gjitha përgatitjet për transformim në FAK.

Kadetët të cilët diplomuan sot janë Behar Fazliu, Eugen Thaçi, Rilind Idrizi, Xhemal Mziu, Kemajl Haliti, Drilon Hasani, Zymer Kukalaj, Çlirim Morina dhe Besfort Kurteshi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit