-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

FSK me task forcën e parë në rajon për kërkim shpëtim

Më të lexuarat

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e themeluar task forcën e parë rajonale për kërkim shpëtim, në kuadër të Rexhimentit të Mbrojtjës Civile. Kjo task forcë do të jetë e vetmja e këtij lloji në Ballkan, për kërkim shpëtim në raste të termeteve dhe fatkeqësive të ndryshme, bën të ditur RTK-ja.

Anëtari i Grupit Punues për krijimin e task forcës së kërkim shpëtimit, major Ejup Maqedonci, thotë se FSK-ja ka për synim që këtë formacion ta bëjë pjesë të INSARAG-ut të OKB- së si dhe ta licencojë nga NATO-ja si qendër e trajnimit rajonal. Ai thotë se task forca do të ketë rëndësi të madhe, jo vetëm për Kosovën.

“Ne veç kemi eksperiencë në të kaluarën. Dua të potencoj operacionet gjatë përmbytjeve në Shkodër. Kjo do të jetë një ndihmesë edhe për popullatën e Kosovës, por edhe për rajonin kjo është task forca e parë në rajon”, shpjegon Major Ejup Maqedonci.

Parashihet që task forca rajonale për kërkim shpëtim, të ketë rreth 120 anëtarë të trajnuar dhe të licencuar ndërkombëtarisht. Sipas, major Ejup Maqedoncit, 24 instruktor do të trajnohen në Teksas të SHBA-së:

“Në kuadër të saj task forca do të ketë njësit për regaim në raste të tërmeteve, përmbytjeve, aksidenteve të ndryshme njësitë e kërkim shpëtimit në zona malore siç është edhe rasti i ortekëve”.

Gjithashtu në kuadër të njësitit për kërkim shpëtim janë dhe nëntë zhytës të trajnuar në bazën e Pasha Limanit në Vlorë dhe në Holandë. Aktualisht FSK-ja është duke ndërtuar kapacitet për trajnimin e shteteve të rajonit për njësitë e kërkim shpëtimit, në bazë të marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.koha/kohasialme

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit