1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

FSK-ja dhuroi mbi 500 doza gjak

Më të lexuarat

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës dje përfundoi aksioni humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, me moton: “Një pikë gjak, për shpëtimin e një jete”.

Aksioni u zhvillua me miratimin e ministrit Haki Demolli dhe komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe u organizua nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak dhe Departamenti i Mjekësisë i MFSK-së, dhe u realizua nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të Kosovës dhe nga Kompania Mjekësisë e FSK-së.

Aksioni për dhurimin e gjakut ka filluar më 16 gusht në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ka vazhduar deri më 31 gusht, dhe u realizua në të gjitha njësitet e FSK-së.

Edhe përkundër kohës së pushimeve vjetore pjesëtarët e FSK-së dhe shërbyesit civilë në MFSK-në dhe FSK iu përgjigjen aksionit vullnetar për dhurimin e gjakut në të gjitha njësitet e saj, ku përgjatë dhjetë ditëve, për aq sa vazhdoi aksioni, u grumbulluan mbi 540 doza gjak.

“FSK-ja tashmë ka bërë traditë organizimin e aksioneve për dhurimin e gjakut në nivel vendi, duke qenë njëherësh edhe donatori kryesor i saj, dy herë brenda vitit”,- tha drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në MFSK, Harjush Kurtaj.

Ndërsa, mjekja Kymetane Bela, e cila e udhëhoqi aksionin humanitar, u shpreh mjaft e kënaqur me përkrahjen e pjesëtarëve të FSK-së dhe stafit civil të MFSK-së gjatë këtij aksioni

Vlen të përmendet se pjesëtarët e FSK-së gjatë dy aksioneve të këtij viti, aksioni të shkurtit dhe atij të gushtit, kanë dhuruar mbi 1240 doza gjak për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit