2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

FSK e gatshme të jetë eksportuese e sigurisë në rajon

Më të lexuarat

Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohet në një forcë të re ushtarake. që do t’i nevojitet Kosovës, tha në një intervistë për Radio Kosovën komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati.

Ai tha se pas pesë vjetësh që kur plani Ahitsari ka vënë kufizimet që të mos ndryshojë në strukturë, tash FSK-ja është gati të jetë një eksportuese e sigurisë në rajon.
”UÇK ka hyrë në luftë duke llogaritur se ndoshta lufta që po bënte me një shtet, i cili është qindra herë më i fuqishëm, mund të zgjasë edhe me vite. Ndjehem i lumtur sot, që njerëzit pas shumë vuajtjesh dhe një jete nëpër male e me kushte të vështira, janë kthyer në vatrat e tyre dhe kanë ndërtuar një jetë të re”, tha komandanti i FSK, Kadri Kastrati.
Duke folur për transformimin e FSK-së, Kastrati ka vlerësuar se pas 13 vjetësh FSK-ja funksionon në një shkallë më të lartë të profesionalizmit, ndërsa për të arritur deri këtu ajo ka kaluar nëpër disa faza transformimesh.
Kastrati ka falënderuar KFOR-in dhe të gjitha shtetet mike që kontribuuan për ngritjen e FSK-së, e cila pa ndihmën e tyre nuk do të ishte në këtë shkallë të profesionalizmit, siç është sot.
Duke folur për të ardhmen e FSK-së, Kastrati tha se pas pesë vjetësh që Plani i Ahtisarit kishte vënë kufizime të veta që të mos ndryshojë në strukturë dhe mision, “tash jemi gati të bëjmë studimin se çfarë force ushtarake do t’i nevojitet Kosovës për të ardhmen”, ka theksuar ai.
Kastrati theksoi se FSK-ja do të angazhohet në të ardhmen që të japë kontribut edhe në operacionet humanitare dhe paqeruajtëse nëpër botë, duke funksionuar në kuadër të NATO-s, Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian./ndx/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit