8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Frika se çfarë do të mendojnë të tjerët?

Më të lexuarat

Shumë persona kanë tension të pashpjegueshëm në çdo ambient. Atyre u duket sikur të tjerët i shohin gjithmonë. Përse ndodh ky fenomen? Ju njohim me mënyrat e manovrimit të këtyre situatave.
 
 
Përshkrimet e një vajze:
 
1. Kur eci në rrugë gjithnjë vërej nëse të tjerët e kanë vëmendjen tek sjellja ime gjatë ecjes dhe nëse veshjet e mia janë të përshtatshme ose jo.
 
2. Më pëlqen të ulem në rreshtin e fundit të klasës. Mendoj përherë që dikush mund t’i vëzhgojë xhestet e mia.
 
3. Kam shumë tension kur të tjerët më pyesin. Dua të shmagim të shpreh idenë reale time.
 
4. Kur qëndroj me të tjerët jam e ndrojtur, megjithëse e di përgjigjen, përsëri kamë frikë se mos gaboj.
 
Ka raste që në kokën time vërshojnë mendime konfuze që më bezdisin në mënyrë të pandërprerë, kur merrem me një punë. Si rezultat, nuk mund të fokusohem në atë që bëj, duke çuar në uljen e rendimentit.
 
Analiza psikologjike:
 
Sipas këtij rasti studimi, psikologët analizojnë se të gjitha kanë një pikë të përbashkët, atë të frikës se çfarë do të mendojnë të tjerët si dhe të shfaqjes së dobësive. Kjo ka lidhje me respektin ndaj vetvetes ose vet-vlerësimin. Sipas specialistit respekti ndaj vetvetes në rastin e vajzës është i paqëndrueshëm dhe tronditet shumë shpejt nga vlerësimet e të të tjerëve. Prandaj, këshillohet që të ruani vetvlerësimin dhe respektin ndaj vetvetes.
 
Specialisti thotë se në jetën reale ndoshta askush nuk ju kritikon për veshjet apo xhestet tuaja, prandaj nuk duhet të merakoseni. Ai thotë se ky fenomen ndoshta vjen nga një imazh i brendshëm shumë i lartë, shkaktuar nga prindërit ose mësuesit që në vegjëli. Imazhi i brendshëm riaktivizohet tek personat e tjerë pranë jush dhe provoni përsëri kritikat e vegjëlisë, që në fakt nuk ekzistojnë në jetën reale, pra sot asnjë person nuk fokusohet kaq shumë ke ju.
 
Si ta zgjidhni këtë problem:
 
1. Largoni mendimet që kanë të bëjnë me vetëmohimin
 
 
2. Rritja graduale e vetëbesimit
 
Në psikologjinë pozitive shpesh stërvitemi duke zbuluar 3 suksese, të cilat duhet t ‘i shënojmë çdo ditë. Ato mund të jenë 3 gjëra shumë të vogla ose shumë të rëndësishme, varen nga jeta juaj. Mbajini shënim këto gjëra pozitive dhe mund t’i bëni zakon pohimet pozitive dhe vetvlerësimin.
 
Përveç këtyre, mund t’i kushtoni vëmendje imazhit tuaj. Mësoni disa zakone të jetës së shëndetshme dhe reduktoni veset negative. Me shumë këmbëngulje tek shprehitë dhe mendimet pozitive mund të gjeni rrugët e përmirësimit të imazhit të brendshëm. Kur keni shumë vetëbesim nuk do të shqetësoheni për mednimet e të tjerëve.
 
3.Monologu
 
Monologu është shumë i rëndësishëm. Për shembull, nëse ju shqetëson opinioni i të tjerëve për ju, përballuni me këtë frikë tuajën dhe imagjinojeni këtë skenë.
 
Gjeni një ambient të qetë dhe thojini vetes disa herë: Nuk më sheh askush. Për shembull: A e mbani mend çfarë kishte veshur kolegu juaj sot? Ose, të kalimtarëve që u ndeshët në mëngjes? Ndoshta ju i keni harruar plotësisht imazhet e tyre, prandaj edhe personat e tjerë nuk mbajnë mend imazhin tuaj apo veshjet.
 
4. Sporti
 
Merruni me aktivitete të ndryshme sportive etj. Gjatë stërvitjes, trupi ynë sekreton hormonin e kënaqësisë. Si rezultat, ulet tensioni dhe stresi gjatë kontaktit me të tjerët. Do të jenë më të hapur, më miqësorë gjatë aktiviteteve shoqërore. Sipas të dhënave statistikore, nëse merreni 3 herë në javë me aktivitete sportive për një periudhë 30 minutëshe, do të reduktohen dukshëm tensioni, ankthi dhe stresi. X.G./kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit