4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Frika nga mbifurnizimi mban naftën në 60 dollarë për fuçi

Më të lexuarat

Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent, filloi të hënën javën e tregtimit me 60.15 dollarë për fuçi, ndërkohë që marka amerikane West Texas Intermediate tregtohet me 51.22 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Brent të premten zbriti në 60 dollarë për fuçi, nga shkaku i shqetësimeve për mbifurnizimin e tregut ndërkombëtar të naftës, ndërsa WTI tregtohej me 50.64 dollarë për fuçi, ose 6.2 për qind më pak nga një ditë më parë.

Të dhënat zyrtare flasin se me shifrat e fundit dy markat e naftës së papërpunuar kanë arritur në nivelin më të ulët që nga tetori i vitit 2017.

Ekspertët besojnë se kërkesa e ulët globale për naftë dhe vlerësimet për rritje të dobët ekonomike në rrafsh global, vazhdojnë të shqetësojnë investitorët sipas të cilëve kërkesa do të vazhdoj të bie edhe gjatë vitit 2019.

Për më tepër, kompania financiare amerikane JP Morgan, të enjten e kaluar uli në 73 dollarë për fuçi parashikimin e saj për bruton e Brentit për vitin 2019, nga vlerësimi i mëparshëm që kishte me 83.50 dollarë për fuçi, duke shtuar se ky nivel deri në vitin 2020 mund të bjerë deri në 64 dollarë për fuçi.

Në mënyrë që të balancojë tregun e naftës, thotë JP Morgan, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) do të duhet të shkurtojë prodhimin e naftës me 1.2 milion fuçi në ditë, dhe këtë ta mbajë gjatë tërë vitit të ardhshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit