2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Frika nga avioni, një nga fobitë më të përhapura

Më të lexuarat

Pothuajse gjysma e udhëtarëve të avionit nuk ndihen mirë apo janë të shqetësuar në avion sepse kanë frikë të fluturojnë. Por tashmë është i mundur edhe shpëtimi nga kjo frikë.

Frika nga avioni është një nga fobitë më të përhapura sot. Ose thënë më drejt personat që kanë një fobi të tillë nuk kanë frikë nga avioni por nga fluturimi. Disa ankohen për vendin e ngushtë që kanë në avion e disa të tjerë nga lartësia e lartë në të cilën arrin avioni. Ndërsa të tjerë ankohen sepse fati i tyre është në duart e pilotit.

Personat që përjetojnë këtë fobi kanë vështirësi në frymëmarrje kur hipin në avion, ndihen të frikësuar, djersisin dhe kanë rrahje të shpejta zemre. E vetmja zgjidhje për të mundur këtë frikë nuk është udhëtimi me makinë, anije apo tren.

Krijoni një fushë ku mund të lëvizni. Nëse vuani nga fobia e avionit dhe shqetësimi juaj i vetëm është vendi i ngushtë që zini në avion atëherë kërkoni një biletë pranë daljes. Kolltukët në këtë zonë janë më të rehatshëm. Kur të mërziteni ngrihuni dhe lëvizni në korridor. Tregojini stjuardesave për frikën tuaj. Mos merrni alkool, pije me kafeinë apo qetësues sepse frika juaj mund të shtohet pas marrjes së tyre. Pini ujë gjatë fluturimit dhe lexoni një libër apo revistë që pëlqeni .Edhe biseda me shokun apo udhëtarin pranë jush mund të jetë një mënyrë e mirë qetësimi. Përpiquni të qetësoheni. Dhe për ta arritur këtë metoda “Jacobson” është një metodë shumë e mirë.

• Merrni frymë thellë. Mbani të tendosur gjithë muskujt, pas disa sekondash lërini të lire, jepni frymë dhe qetësohuni. Merrni frymë vazhdimisht dhe përsërisni fjalën “qetësohu, qetësohu, qetësohu”. Këtë fjalë mund ta thoni të ndarë në rrokje gjatë frymëmarrjes.

• Nëse këto këshilla nuk ju hyjnë në punë atëherë kërkoni ndihmën e një specialisti. Specialisti do t’ju shpjegojë shkaqet e frikës suaj dhe mënyrën sesi ta kaloni apo mposhtni këtë frikë.

• Nëse dëshironi mund t’i bëni pyetje pilotëve. Ato do t’ju japin informacion të mjaftueshëm rreth fluturimit, teknikave të ndryshme. Në këtë mënyrë do të bëni një fluturim të mirë informuar./zhunal/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit