2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

FRANCK RIBERY NË ISLAM

Më të lexuarat

FRANCK RIBERY NË ISLAM

Hadi Yahmid, IOL Correspondent (Përktheu nga anglishtja: Kreshnik Tahiri)

PARIS — Lojtari i kombëtares franceze Franck Ribery nuk kishte vërejtur se kalimi i tij në Islam i kishte mundësuar atij që të arrinte një çast të ndritshëm në lojën e pare të shtetit të tij në kampionatin botëror Gjermania 2006, kur mesfushori ofensivë i ngriti duart e tij dhe e luti Zotin si një musliman tipik para se ta godiste topin në goditjen e lirë.

23 vjeçari Ribery e sheh besimin e tij të ri si një çështje private dhe nuk i pëlqen të flas rreth kësaj në publik me shumë francezë, të cilët nuk kanë kurrfarë njohurie rreth kalimit në Islam.
Aloja e djathtë dhe mesfushori i Olimpikut të Marsejit asnjëherë nuk ka qenë i gatshëm t’iu tregojë gazetarëve tregimin e kthimit të tij në Islam, mendim që besohet të jetë se është gruaja e tij me origjine marokene, e cila ka luajtur rolin kryesor për jetën e tij të re.
Disa gazetarë aludojnë në qëndrimin e tij një vjeçar në Galatasaray në Turqi në vitin 2005 kur ai i kishte ndihmuar ekipit të tij të fitonte kupën e Turqisë.
Ai rrallë flet rreth asaj se si ishte gjetur në besimin islam, duke i nxitur paparacet që ta lënë të qetë.
Por, kohën e fundit ai i kishte thënë gazetës franceze “Paris Match” se ai ndjehet i sigurt me Islam.
“Islami është burim i fuqisë time, kudo qoftë në fushë të lojës apo jashtë saj” – ai kishte thënë.
“Unë kam kaluar në një karrierë të vështirë dhe kam qenë i vendosur të gjej qetësi në mendjen time, dhe përfundimisht e kam gjetur qetësinë në Islam”.
Kthimi i Riberit në Islam më së pari kishte dalë në shesh nga gazeta franceze L’Express herët këtë vit, mendim që e përjavshmja nuk e kishte përmendur atë me emër, duke thënë se lojtari i kombëtares franceze është duke shkuar rregullisht në një xhami në jug të Marsejit.
Mijëra francezë konvertohen në Islam, por jo të gjithë nga ata deklarojnë haptazi, duke pasur frike diskriminimin që mund t’u bëhet në shtëpi apo në punë dhe pikëpamjet stereotipie (klishetë) që konvertimi në Islam anon kah ekstremizmi, sipas studimeve dhe analizave te bëra kohëve të fundit.
Në muajin mars burimet patën konfirmuar se trajneri, dikur futbollisti francez Philippe Troussier, së bashku me gruan e tij Dominique kishin kaluar në Islam ne kryeqytetin e Marokut ku ata tanimë janë duke jetuar.
Super golashënuesi Anelka, i cili ka luajtur për Paris Saint-Germain, Arsenal, Real Madrid, Liverpool dhe Manchester City, përfundimisht duhet që të largohet në ligën turke pas shtimit të ngacmimeve (lodhjeve).
Franca është shtëpia e gjashtë deri shtate milionë muslimanëve, pakica më e madhe muslimane në Evropë.

Krenari (Madhështi)
Steve Bradore nga organizata Shehada, e cila shërben me ushqime të kthyerit në Islam tha se muslimanët francezë duhet të jenë krenarë me Ribery.
“Ai është me të vërtetë burim i krenarisë për ne, i përshtatshëm dhe modest në përformimin e tij”, – i tha ai IslamOnline.net të shtunën me 17 qershor.
Ribery është duke tentuar të arrij suksesin e organizatorit legjendar të lojës dhe tri herë të fituesit të FIFA-së si lojtari më i mirë Zinedine Zidane, i cili tha se do ta braktise futbollin këtë vit pas përfundimit të kampionatit botëror…
Ai ka filluar karrierën e tij sportive në qytetin e tij të lindjes US Boulogne dhe pastaj kaloi në Alès, Brest dhe FC Metz në sezonet vazhduese.
Kalimi i tij në Olympique Marseille kishte rezultuar me fitimin e shpërblimit si lojtari më i mirë në kampionatin francez për muajin gusht, tetor dhe nëntor të vitit të kaluar. Ai ishte zgjedhur për kombëtaren franceze për kampionatin botëror Gjermania 2006.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit