3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Francë: Zgjedhjet lokale, kryesojnë konservatorët

Më të lexuarat

Partia e qendrës së djathtë UMP dhe aleatët e saj kanë kryesuar rezultatet paraprake në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Francë.

Pavarësisht se kohët e fundit ka fituar mjaft popullaritet, partia e së djathtës ekstreme Fronti Kombëtar është renditur e dyta me 25 për qind të votave, pas Konservatorëve që kanë marrë 31 për qind.
 
Socialistët në qeveri të presidentit Francois Hollande u renditën të tretët me 20 për qind.
 
Në zgjedhjet lokale, votuesit francezë po zgjedhin përfaqësuesit në 101 departamente ose konte, që janë të ngarkuara me çështje si shkolla apo mirëqenia.
 
Këto rezultate zgjedhore do të thonë se në raundin e dytë, më 29 mars, do të zhvillohet një balotazh mes UMP-së dhe Frontit Kombëtar.
 
Kujtojmë që në të shkuarën, votuesit e partive rivale kanë bashkuar votat në raundin e dytë për të mbajtur të djathtën ekstreme jashtë qeverisjes.
 
Edhe në këto zgjedhje, analistët nuk e përjashtojnë diçka të tillë dhe pas raundit të dytë të 29 marsit një pjesë e mirë e njësive vendore mund të qeverisen nga një koalicion i gjerë mes së majtëve dhe të djathtëve. /shekulli/kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit