-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Francë: Skandali i eutanazisë në azil pleqësh

Më të lexuarat

Një punonjëse e një azili pleqsh në Chambery, një qytezë në Alpet Franceze u arrestua me dyshimin që ka vrarë gjashtë të moshuar brenda këtij institucioni.

E marrë në pyetje nga policia, e pandehura pranoi se kishte dëshiruar që të lehtësonte vdekjen e disa të moshuarve, të cilët për arsye mjekësore vazhdonin të jetonin mes mundimesh e dhimbjesh të shumta.

Megjithatë, ajo mohon që të ketë ndërmarrë hapa konkretë për të lehtësuar vdekjen e tyre, diçka që policia dyshon se ajo e ka realizuar nëpërmjet helmimit.

Një vend me tradita të forta katolike, Franca nuk e njeh si të ligjshme eutanazinë dhe as dhënien e ndihmës për të vdekur, ndaj personave të prekur nga sëmundje të pashërueshme apo kronike.

Gjashtë pensionistët ndërruan jetë në rrethana të dyshimta gjatë dy muajve të fundit.

Në autopsinë që policia realizoi mbi një 84-vjeçare gjatë muajit dhjetor u zbuluan gjurmë të dyshimta të një mbidoze të një ilaçi të paautorizuar, që mund të kishte shkaktuar vdekjen. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit