Një burrë është qëlluar me armë zjarri dhe rrezikon seriozisht jetën në lagjen “Arena” në Tuluzë të Francës.
Ngjarja ka ndodhur natën e shkuar (25-26 prill), ku burri me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa ndodhet në spitalin Purpan.
Sipas mediave franceze, burri rreth të 40-ve është qëlluar me një plumb të vetëm në pjesën e kokës.
Gjendja e tij shëndetësore konsiderohet shumë e rëndë, ndërsa burri u gjet nga zjarrfikësit rreth orës 1:30 minuta të mëngjesit të sotëm në stacionin e metrosë, transmeton oranews.
Prokuroria e Tuluzës (Toulouse) ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa deri më tani asnjë person nuk është arrestuar.