0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Francë, shkatërrohet rrjeti shqiptar i heroinës

Më të lexuarat

 

Policia franceze shkatërroi një rrjet “gjigant” shqiptar të trafikut të heroinës, duke realizuar 42 arrestime në Francë dhe në Gjermani. 

Lajmi u raportua të martën në rrjetet ndërkombëtare “BBC” dhe “AFP”.

Mbi 200 policë u përfshinë në operacionet e arrestimeve, përqendruar në qytetin francez të Mulhausit. 

Rreth 50 kilogramë heroinë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sipas Prokurorisë Franceze, rrjeti ishte përgjegjës për trafikimin e qindra kilogramëve të heroinës.

”Hetuesit gjetën se ekzistonte një rrjet madhor shqiptar dhe kosovar i trafikimit të drogës në zonën e Mulhausit, në Zvicër dhe në Gjermani”, deklaroi prokurori Remi Coutin.

Sipas “BBC”-së, hetimet ndaj këtij rrjeti kishin nisur që në vitin 2010, mbi bazën e dyshimeve se shqiptarë etnikë ishin të përfshirë në trafiqet e qënieve njerëzore.

Nga ana e saj, e përditshmja “Le Figaro” raportoi se forca elitare të policisë u përfshinë në arrestime, nga vlerësimi i disa prej të dyshuarve si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”./tch

 

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit