1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Francë – Rritet numri i besimtarëve religjioz mysliman

Më të lexuarat

Një numër sa vjen dhe më i madh i myslimanëve në Francë i përmbahen ceremonive religjioze, tregon anketa e Institutit Ifop, e publikuar në gazetën “Kroa”. Sipas rezultateve 71 për qind e myslimanëve në Francë kanë deklaruar se janë besimtarë, ndërsa 33 për qind se janë besimtarë dhe se i respektojnë ceremonitë religjioze. Mes myslimanëve francezë, 39 për qind kanë deklaruar se luten çdo ditë. Përqindja e tyre në vitin 1994 ka qënë 31, ndërsa në vitin 2001 – 33 për qind. Myslimanët mbi 55 vjeç, 64 për qind deklaruan se luten çdo ditë, ndërsa në moshën prej 25 deri 34 vjeçare – 44 për qind. Anketa tregon se gjatë kohës të muajit të Ramazanit kanë agjëruar 70 për qind, ndërsa përqindja e tyre në vitin 1994 dhe 2001 ka qënë 60 për qind. Anketa është bërë nga 8 deri më 17 dhjetor dhe në të janë anketuar 537 myslimanë të moshës madhore. (mia)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit