1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Francë, regjistrohen 54 padi për shkak të mbështetjes verbale të terrorizmit

Më të lexuarat

Në shtatë ditët e fundit në Francë janë ngritur 54 padi kundër personave të cilët kanë lavdëruar dhe verbalisht kanë mbështetur terrorizmin. Gjykatat në Paris, Toulon, Reims, Orleans dhe Valenciennes me procedurë të përshpejtuar dënuan gjashtë persona të cilëve iu dhanë dënime me burg nga 10 muaj deri në katër vjet, raporton Anadolu Agency (AA). Një 34-vjeçar në Valenciennes u dënua me katër vjet burg për shkak se ai lavdëroi sulmin terrorist ndaj personelit të redaksisë së revistës “Charlie Hebdo”, ndërsa këtë e bëri pas një aksidenti me makinë të shkaktuar në gjendje të dehur. Një person në Paris është dënuar për fyerje të oficerit të policisë dhe lavdërimet ndaj terroristëve me dhjet muaj burg. Sot, për shkak të “përkrahjes verbale të terrorizmit” është ndaluar edhe aktori i famshëm francez Dieudonné M’Bala, i cili është nën hetime. M’Bala në statusin e tij në Facebook kishte publikuar: “Ndjehem si Charlie Coulibaly”, që i referohet emrit të rrëmbyesit i cili mbante disa persona në supermarketin hebre në Paris. Prokuroria franceze ka nisur hetime lidhur me këtë rast. Presidenti francez Francois Hollande dhe kryeministri Manuel Vall ditët e fundit shpesh kanë theksuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që lavdërojnë terrorizmin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit