Qindra e mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Parisit për një protestë të fundit masive kundër projekt-ligjit, i cili pritet të legalizojë martesat mes gjinive të të njëjtit lloj dhe adoptimin e fëmijëve nga këto çifte.
Demostruesit u mblodhën përgjatë një rruge, që të çonte në Harkun e Triumfit. Pati gjithashtu përleshje, teksa policia është dashur të hedhë gaz lot-sjellës, pasi protestuesit po i drejtoheshin në shumicë Champs Elysees, vendi ku ndodhet pallati presidencial.
Senati i Francës do të debatojë këtë projekt-ligj gjatë muajit të ardhshëm, pasi ky ka marrë miratimin në Dhomën e Ulët të parlamentit.
Partia Socialiste e presidentit Francois Hollande dhe aleatët e saj dominojnë në të dyja dhomat e ligjvënësit francez.
Thuhet se sondazhet sugjerojnë se shumica e popullit francez janë ende në mbështetje të martesave gay, por numri i tyre ka rënë gjatë javëve të fundit.
Përgjatë rrugës së protestës u shpalosën edhe banner-a, ndër të cilat lexohej “Larg duart nga bijtë e mi” dhe “Duam punë, jo martesa gay”.
Policia nuk lejoi protestuesit në Champs Elysees, por disa grupe të irrituara arritën të thyenin kordonin e policisë dhe të shkonin më tej. Policia përdori edhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë gati qindra protestues, të cilët u mblodhën aty, pasi demostrata kryesore kishte përfunduar. /tch/kohaislame