-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

France: Për shkak të grevës, anulohen 2.000 fluturime, mbyllen shkollat dhe Kulla Eiffel

Më të lexuarat

 Rreth 2.000 fluturime janë anuluar në Francë në ditën e dytë të grevës së punonjësve të kontrollit ajror, ndërsa për shkak të grevës së përgjithshme është mbyllur Kulla Eiffel si dhe shumë shkolla në mbarë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Greva sot dhe dje ka shkaktuar çrregullim në aeroportet e Parisit ku kompanitë ajrore anuluan një numër të madh të fluturimeve. Autoritetet franceze pretendojnë se greva ka prekur mijëra pasagjerë në atë vend. 
 
Kompanitë ajrore kanë qenë të detyruara që sot të anulojnë gjysmën e fluturimeve vendore dhe ndërkombëtare, një ditë pasi që janë anuluar 1.700 fluturime. 
 
“Anulimet e fluturimeve priten në tërë vendin”, kanë bërë të ditur në komunikatën nga Departamenti për Aviacion Civil (DGAG).
 
Në ndërkohë, punonjësit hekurudhor, stafi mjekësor, punonjësit në sektorin energjetik dhe të tjerë kanë shpallur grevë të përgjithshme, për shkak të pakënaqësisë me planin qeveritar të reformave i cili redukton mbrojtje në vendet e punës.
 
Zëdhënësi i Kullës së Eiffelit ka thënë se shumë punonjës të monumentit më të njohur parisian janë në grevë në shenj solidariteti me punonjës të tjerë. 
 
Në Francë ndodhen rreth 4.000 punonjës të kontrollit ajror. Sindikatat kanë kërcënuar që me datat 8 – 9, 16 – 18 si dhe 28 prill – 2 maj të shkohet përsëri në grevë.
 
Sindikata kërkon negociatat, veçanërisht në organizimin e punës dhe shtyrjen e moshës së daljes në pension në 59 vjet. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit