1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Francë: Nëna muslimane e mbuluar fitoi gjykatën kundër shkollës diskriminuese

Më të lexuarat

Gjykata Administrative në Nice, vendosi në favor të nënës që nuk u pranua në ceremoninë e shpërndarjes së dëftesës së djalit të saj.
 
Gjykata në Francë ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me prindërit që pengoheshin të shoqëronin fëmijët e tyre në shkollë. 
Gjykata Administrative në qytetin Nice, dha vendimin në lidhje me padinë e ngritur nga nëna që nuk u pranua në ceremoninë e shpërndarjes së dëftesës së djalit të saj. 
Gjykata vendosi që ndaj kësaj nëne ishte bërë diskriminim dhe prindërit e fëmijëve të shkollës nuk do të mbahen përgjegjës për parimet fetare në shkollë. 
Mamaja e djalit e cila nuk bëhet publike, kishte dashur të marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së dëftesave në janar të vitit 2014 por ishte penguar nga administrata e shkollës për shkak se ajo mbante shami në kokë. 
Pritet që ky vendim të jetë edhe një shembull për padi të ngjashme. 
Në Francë, nënat me shami në kokë nuk ndalohen që të shoqërojnë fëmijët e tyre në dalje të shkollës dhe në ekskursionet ku marrin pjesë ndërsa vendimi për ti pranuar apo jo ato brenda shkollës i përket administratës së vetë shkollës. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit