4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Francë, kostoja e masave shtesë për të luftuar terrorizmin është rreth 1 miliard euro

Më të lexuarat

Ministri i Financave i Francës, Michel Sapin, njoftoi se masat shtesë të marra pas sulmeve terroriste në janar kanë një kosto prej 940 milion euro për buxhetin e këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sapin në një deklaratë ka konfirmuar këto shpenzime që sipas tij nuk u përllogaritën më parë. Ai ka theksuar se kërkon nga anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe kryeministri, Manuel Valls që të kërkojnë burime financiare për të përballuar këto shpenzime të pa planifikuara.
 
Në Francë, raporti i deficitit buxhetor në raport me prodhimin bruto, për një kohë të gjatë ka krijuar probleme mes Parisit zyrtar dhe Brukselit. Franca e cila nuk duhet ta kalojë 3 përqind të këtij raporti, pavarësisht të gjitha masave të kursimit nuk arrin ta ulët më poshtë se 4 përqind.
 
Qeveria në Francë si pasojë e tre sulmeve të ndërmarra në janar ku humbën jetën 17 persona ka vendosur në praktikë “programin Vigipirate”, në mënyrë që të sigurojë sigurinë e brendshme dhe i cili parashikon përdorimin e ushtrisë.
 
Që nga sulmet terroriste e deri tani veçanërisht për mbrojtjen e vendeve të adhurimit, organet e medias, objektet historike dhe turistike krahas policisë japin mbështetje edhe trupat ushtarake.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit